LAJMET

Cakolli: Pas afatit përfundimtar, asnjë mbledhje e Kuvendit nuk ka vlefshmëri

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në ”Click” të RTV21 ka treguar se çfarë pritet të ndodh pas afatit të fundit kushtetues për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Cakolli ka ngritur shqetësime serioze për legjitimitetin e mëtejshëm të Kuvendit nëse nuk arrihet të krijohet një qeveri funksionale brenda afatit të parashikuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Pas seancës së të premtes – ose kurdo që të mbahet ajo si seanca e fundit – Kuvendi nuk do të ketë më as legjitimitet dhe as bazë kushtetuese për t’u mbledhur sërish. Çështja do të jetë nëse Kuvendi do të konsiderohet jo-kushtetues me këtë përbërje, dhe nëse do të shpallen zgjedhjet, apo nëse Gjykata Kushtetuese do të refuzojë ta këshillojë Presidenten se si të veprojë për shpalljen e tyre”, tha Cakolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *