LAJMET

Çitaku: Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka, pesë vjet i shndërroi në amnezi politike

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Glauk Konjufca me intervistën e djeshme, pesë vjet në pushtet i ka shndërruar në amnezi politike.

Sipas saj, i njëjti ka lëshuar pe në gjithçka.

“Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.

Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/1BQT46MDuC/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *