Çitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet ndaj saj tregojnë panik
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka komentuar veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës.
Ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.
Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike.
“Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend. Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike”.
“Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. Por, PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, u shpreh tutje Çitaku.