Çitaku, VV’së: Jeni të neveritshëm, FSK s’ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj abuzimit të vdekjes tragjike të një të riu për qëllime politike.
Ajo e quajti të neveritshëm manipulimin me këtë tragjedi dhe theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk kishte shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e të riut me dinjitet dhe pa zhurmë.
Çitaku kritikoi tentativat për të krijuar një narrativë të rreme dhe paralajmëroi se këto përpjekje nuk do të kenë sukses.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.15712/posts/723603690300549?ref=embed_post