Dehari përplaset me Ganimete Musliu, e ndërpren seancën: S’ka kushte për mbajtjen e saj
Kryesusi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj.
Ndërprerja u bë pasi deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, iu afrua tek ulësja pasi ai ia ndali fjalën. Musliu ia kapi mikrofonin dhe tentoi të flasë, por që u ndërpre.
Nëse ke vetëm pak moral dhe integritet, përmbaju…”, tha Musliu, teksa iu ndal fjala.
Deputetja i shkoi te foltorja edhe Deharit, duke ia marrë mikrofonin atij, por edhe ai mikrofon iu ndal.
Vazhdimi i seancës u caktua për të premten.