LAJMET

Deklarohet Maqedonci pasi FSK shkoi në veri për kërkimin e mërgimtarit: Intervenimi po bëhet në kuadër të detyrave tona

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mëngjesin e sotëm ka shkuar në veri të vendit, më saktësisht tek në Zubin Potok, duke iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për zhdukjen e mërgimtarit 33-vjeçar nga Suedia, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit pasi u hodh nga ura.

Për këtë zhvillim ka reaguar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë ministri në detyrë Ejup Maqedonci.

https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122264981750011792?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *