Deputeti i VV-së thotë se Abdixhiku e bllokoi konstituimin e Kuvendit: Nëse ka pasur dilema deri tash, tashmë s’ka
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka fajësuar deputetin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për bllokadë të konstituimit të Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar dy deklarata të Abdixhikut, më 8 prill dhe 26 korrik, që thotë se heqin dilemat se ai është bllokuesi.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka nevojë më shumë se këto fjalë të deputetit Abdixhiku për të kuptuar kush e bllokoi konstitumin e Kuvendit.
Kjo është metamorfoza e shpejtë:
-Më 8 prill thanë se nuk do ta pengojmë konsituimin e Kuvendit, tha Abdixhiku.
– Më pas tha se nuk votojmë askënd nga VV.
-Pastaj kërkuan qeveri teknike me PDK-në brenda
-Dhe në fund thanë se mosbashkëpunimi me LVV-në dhe Albin Kurtin (njeriun më të votuar në historinë e zgjedhjeve parlamentare) është një vendimet më të mira dhe më kombëtare të LDK-së.
Nesë dikush ka pasur dielemë deri tash, tash më nuk ka.
https://www.facebook.com/ArberRexhajVV/posts/1285627009630112?ref=embed_post