Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari ndërpreu menjëherë punimet, transmeton Vendi Sot.
Pas dy ditësh, me 15 korrik, mbahet seanca e 47-të, ora 11:00./Vendi Sot/