LAJMET

Dështon formimi i Qeverisë “Kurti 3”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë “Kurti 3”.

Me 56 vota pro, 4 abstenime dhe 52 vota kundër, ka dështuar formimi i Qeverisë “Kurti 3”.

Kurti nuk ka arritur të mbledhë 61 votat e nevojshme nga deputetët e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *