Dhëmbi i ariut 42 mijë e 800 vjeçar gjendet në Kosovë
Në rajonin e Rugovës, ekzistojnë dhjetëra shpella të eksploruara e të paeksploruara.
Milot Hasimja, në emisionin “Krejt Kapak”, bashkë me Fatos Katallozin, vizituan shpellën e “Gërshërëve të Zeza”, e cila sipas hulumtimeve, mund të ekzistojë që para 1 milion vjetëve, transmeton Klankosova.tv.
Hasimja, bazuar në hulumtimet e arkeologëve, tregon se në këtë shpellë u gjetën eshtra që nuk iu përkasin njerëzve, por një kafshe që nuk ekziston më në territorin e Kosovës.
Nga ana tjetër, Katallozi shpjegon se nga dhëmbi i një ariu të lashtë që u gjet në shpellën e lartpërmendur, analizat në Gjermani treguan se i përkiste kafshës së para 42 mijë e 800 vjetëve më parë.
Por për të dëgjuar më shumë rreth këtij rrëfimi ekskluziv, ndiqni videon e mëposhtme: