Digjet një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje
Një depo është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
Pllana tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.
