LAJMET

Digjet një shtëpi në Hodonoc të Kamenicës, dëmet e konsiderueshme

Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Lidhur me ngjarjen, detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet janë të konsiderueshme”, tha Hashani për Klankosova.tv.

“Rasti është në shënim zyrtar. Tash mbetet që inspektorët e zjarrit ta përcaktojnë shkakun e zjarrit”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

VIDEO:

https://www.facebook.com/reel/1673360153376663/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *