Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për Prizren, nesër bëhet zyrtarizimi
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie.
Njoftimi i degës:
Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,
Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!
Vendi: Lidhja e Prizrenit
Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve.
I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim.
Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni!
Për Prizrenin – Me Dritonin