LAJMET

Durmishi: Ura mbi Ibër e gatshme në shtator për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar foto nga ndërtimi i urës mbi lumin Ibër.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbetur vetëm edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.

Durmishi thotë se në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Postimi i tij i plotë:

Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër

Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës.

Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.

Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

https://www.facebook.com/share/p/16yRyhtRMo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *