Dy persona të vrarë e dy të plagosur në Gjilan- i dyshuari në arrati
Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.
Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.
“Ju njoftojmë se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimti për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”.