LAJMET

Dyshohen për nëntë raste të vjedhjeve, kapen tre persona në Gjakovë – njëri prej tyre i mitur

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, të arrestuar janë: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në rastet e vjedhjeve, në cak të të cilave ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër.

Forcat e rendit njoftojnë se vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.

“Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet në një njoftim të policisë në këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *