Dyshohet për një trup të pajetë në një pikë karburanti në Komoran
Një person dyshohet se është gjetur pa shenja jete sonte në banjon e një pikë karburanti në Komoran të Drenasit.
Në vendin e ngjarjes raportohet të kenë dalë edhe zytarët policorë.
Drenicaonline ka raportuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, dhe se viktima mësohet të jetë i moshës 56-vjeçare.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje zytare për rastin në fjalë.