E rëndë: Nuk u mbijetoi plagëve, vdes i riu që u aksidentua në Dubravë
Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ka vdekur i aksidentuari me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në konfirmim.