E shtuna me diell e vranësira, e diela me rrebeshe shiu
Me vranësira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend.
Pasdite më vonë zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, priten përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C deri 19C.
Maksimalet gjatë ditës 32C deri 35C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s.
Të dielën orëve të pasdites shfaqen kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima, fillimisht përreth zonave malore, që më vonë mund të shtrihen edhe në pjesë tjera. Ditën e hënë rrebeshet do të jenë më të përhapura në vend.
Temperaturat maksimale pësojnë rënie deri në 25C e 26C. Minimalet zbresin në 12C e 13C. Nga dita e martë mot më stabil me më shumë intervale me diell. Temperaturat në rritje deri në 31C e 33C, ditën e mërkurë.
Erërat fryjnë nga verilindja të lehta dhe mesatare 5-12m/s.