LAJMET

Edi Rama konferencë .e presidenten e KE-së: Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku në qendër të bisedës ishte procesi i integrimit evropian dhe ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit Rama theksoi se vendi po ecën me ritme të shpejta dhe rezultate pozitive në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi negociator, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për reformat në Ballkanin Perëndimor.

“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE. Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave”, shprehet Rama.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes von der Leyen në rajon, ku po diskutohet për hapat konkretë që pritet të ndërmerren në kuadër të planit të ri ekonomik dhe të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *