LAJMET

Emisari Sorensen për dialogun Kosovë -Serbi: Shumë punë po zhvillohet prapa skenave, çdo dite po bëhet përparim real

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen gjate një itnerviste për “Agenzia Nova”, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është një rezultat që arrihet pas një takimi të vetëm, por një proces i vazhdueshëm që zhvillohet çdo ditë me synimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ai theksoi se që nga marrja e detyrës në janar, kur u emërua nga Këshilli Evropian për të zëvendësuar Miroslav Lajçakun, ka mbajtur mbi 60 takime zyrtare në rajon dhe ka organizuar dy raunde bisedimesh të kryenegociatorëve në Bruksel.

Sipas Sorensen, në këto takime janë diskutuar çështje konkrete që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik, si dhe kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000.

Siç thuhet në artikull, ai theksoi se procesi nuk është gjithmonë linear dhe shumë nga puna zhvillohet prapa skenave, siç thotë ai por çdo ditë bëhet përparim real.

“Çdo ditë njerëzit, automjetet dhe mallrat lëvizin lirshëm midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se vetëm gjatë kësaj vere mbi 1.7 milion njerëz dhe rreth 650 mijë automjete kanë kaluar pikat e përbashkëta kufitare.

Po ashtu ai vuri në dukje se makinat me targa të lëshuara nga Kosova tani mund të hyjnë në Serbi dhe se qytetarët paguajnë për energjinë elektrike sipas kushteve të dakorduara.

“Kjo është një provë e prekshme se dialogu po funksionon,” theksoi Sørensen, duke e quajtur këtë një shembull të qartë të ndikimit pozitiv të procesit të dialogut.

Po ashtu ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke thënë se gjitha subjektet politike serbe morën pjesë.

Po ashtu, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi që shpesh janë të tensionuara, duke theksuar se dialogu është hapësira e vetme ku Kosova dhe Serbia mund të adresojnë mosmarrëveshjet me qetësi dhe bashkëpunim, duke i inkurajuar të përmbahen nga polemikat publike dhe të përqendrohen në zbatimin e angazhimeve të tyre të dakorduara. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *