JETË & KulturëLAJMET

Filharmonia e Kosovës koncert në një Bazilike të Vatikanit, Kurti shkon për t’i ndjekur, Çeku jep detaje

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka vlerësuar lart paraqitjen e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës në një koncert të mbajtur mbrëmë në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli në Vatikan, duke e cilësuar si një natë që i ka mbushur me krenari.

Aty ishte prezent edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Koncerti u realizua në bashkëpunim me Fondacionin Bartolucci, në kuadër të aktiviteteve të Jubileut në Vatikan.

Çeku tha se performanca e orkestrës, koreve dhe solistëve Besa Llugiqi, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso dhe Biagio Pizzuti, nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, solli një interpretim të fuqishëm të oratoriumit “La Tempesta sul Lago” të Domenico Bartoluccit.

Ai theksoi se mbrëmja dëshmoi fuqinë e artit si përfaqësuesi më i mirë i shtetit në skenat ndërkombëtare, përballë një audience të gjerë kulturore e diplomatike, duke përgëzuar institucionet dhe artistët për punën e jashtëzakonshme.

https://www.facebook.com/share/p/16MEVq9bY1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *