Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Tifozët e shumtë tashmë kanë filluar të futen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline
Aty është kuptuar se do ta kenë shumë të vështirë shikimin e ndeshjes, për shkak të rrjetave.
I gjithë stadiumi është mbështjellur me një rrjetë, për t’i ikur çdo incidenti dhe hedhjeve të gjërave në fushë.
Kujtojmë që kjo ndeshje nis nga ora 20:45./Indeksonline/