LAJMET

FSK evakuon dy familje të ngujuara në Xërxë, komuna e Rahovecit: Janë dërguar për trajtim mjekësor

Komuna e Rahovecit, ka njoftuar se ditën e sotme, bashkë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë evakuuar dy familje në fshatin Xërxë, për shkak të vërshimeve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Për gjendjen shëndetësore të personave janë kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec.

Postimi:

Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor!

https://www.facebook.com/share/p/16KJefk4FN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *