LAJMET

FSK-ja po e realizon ushtrimin “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

“Ujku Shigetë” ka nisur nga 31 gushti dhe do të përfundojë më 5 shtator.

“Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre”.

“Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, njofton kjo forcë.

https://www.facebook.com/share/p/1KKWhe8n1y/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *