LAJMET

Garë me vetura në Ferizaj, dy të rinjve iu ndalohet vozitja për një vit

Policia e Ferizajt ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Varosh–Gërlicë, duke rrezikuar sigurinë publike.

Bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 20 dhe 22 vjeç, të cilët janë janë dënuar me gjoba, heqje të pikëve dhe ndalim vozijte.

Policia e Shoferi me inicialet B.S. (22 vjeç), me veturë të tipit BMW dhe targa të Zvicrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 192 km/h në një zonë me kufizim të lejuar prej 60 km/h. Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Kosovës për 12 muaj, si dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes bilaterale mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, pasi posedon leje drejtimi të lëshuar nga Zvicra.

Shoferi tjetër, F.S. (20 vjeç), shtetas dhe banues në Kosovë, është kapur duke lëvizur me veturë të tipit Porsche, me targa të huaja, me shpejtësi 185 km/h në të njëjtën zonë me kufizim 60 km/h. Ai është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative, si dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

Matja e shpejtësisë është kryer me veturën inteligjente të Policisë së Kosovës, e cila është e pajisur me radar të avancuar.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *