LAJMET

“Gjasat janë që s’do të kemi Kuvend deri në prill 2026”/ Koci pyet: A duhet ta radikalizoj protestën pas 8 gushtit?

Avokati Arianit Koci, ka thënë se gjasat janë reale ë s’do të kemi Kuvend të konstituar deri në prill 2026, kur skadon dhe mandati i Presidentes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë.

Koci ka pyetur nëse pas 8 gushtit duhet ta radikalizojë protestën edhe më shumë.

Postimi i tij i plotë:

Gjasat janë reale që deri në prill 2026 – kur skadon mandati i Presidentës – të mbesim në të njëjtën gjendje: pa Kuvend dhe me telashe të mëdha politike.

Ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë.

Tashmë tingëllon klishe të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin.

Sidoqoftë…

Nuk i duhet asgjë askujt, në një shtet që nuk funksionon si duhet?

Të gjithë dështojmë!

Prandaj, a mendoni që pas 8 gushtit, duhet ta radikalizoj protestën?

https://www.facebook.com/koci.arianit/posts/23950751824552897?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *