LAJMET

Gjendje alarmante nga zjarret në Prishtinë – Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca jep detaje

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës, ka njoftuar për gjendje alarment nga zjarret.

Sipas njoftimit, në Prishtinë janë 12 raste zjarresh dhe aktualisth janë 7 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve duke intervenuar.

“Gjithashtu, për shkak të situatës së rënduar në Komunën e Podujevës, është dërguar një ekip ndihmës, ndërsa në fshatin Krojmir të Komunës së Lipjanit, janë angazhuar dy ekipe zjarrfikësish nga Kryeqyteti”,  thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjendje alarmante nga zjarret

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju njofton se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në territorin e Kryeqytetit dhe më gjerë.

Deri në këtë moment janë regjistruar 12 raste zjarresh, ndërsa 7 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve janë aktualisht në terren duke ndërhyrë në vatra aktive.

BPZ ka bërë mobilizim të plotë të personelit, duke angazhuar 15 zjarrfikës shtesë.

Gjithashtu, për shkak të situatës së rënduar në Komunën e Podujevës, është dërguar një ekip ndihmës, ndërsa në fshatin Krojmir të Komunës së Lipjanit, janë angazhuar dy ekipe zjarrfikësish nga Kryeqyteti.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po e ndjek nga afër gjendjen dhe do të vazhdojë të reagojë në kohë reale sipas nevojës.

Ftojmë të gjithë qytetarët të tregohen maksimalisht të kujdesshëm, pasi rreziku për shpërthime zjarresh është shumë i lartë si pasojë e temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike.

Në rast se vëreni tym, flakë apo ndonjë situatë të dyshimtë, raportoni menjëherë në numrat emergjentë:

193

0800 122 33

0800 122 44

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=679645811704522&id=100089773283313&ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *