LAJMET

Gjenocidi i Srebrenicës, Haradinaj: Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave

Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë.Për këtë përvjetorë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mbi 8.000 burra e djem boshnjakë u vranë vetëm pse ishin të tillë.

Ai shton se të vrarët kujtohen me dhimbje dhe nderim të thellë.

“Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave, në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë. Srebrenica është një plagë që nuk shërohet, por është edhe një thirrje që e keqja të mos përsëritet kurrë më. Kurrë të mos harrojmë. Kurrë më!”, shtoi tutje Haradinaj.

https://www.facebook.com/share/p/1Az6VRz9MH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *