Gjesti u lirua nga paraburgimi pasi bëri marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajit
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.
Kështu konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, tha Shala.
Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga masa e paraburgimit këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti. Ai dyshohet për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Gjestit, Artan Qerkini, i cili tha se këngëtari do të mbrohet në liri.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, i dyshuar për tri vepra penale./BetimipërDrejtësi/
