Stefan Veljkoviq, një aktivist serb, është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi nuk iu ka bindur urdhrave gjatë një aktiviteti ku mori pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi se Veljkoviq u përfshi në një përplasje me sigurimin e ministrit Sveçla dhe mbante një bilbil në dorë.

“I është shqiptuar një gjobë për mosrespektim të urdhrave të policisë”, ka deklaruar shkurt Elshani për GazetaBlic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë