Gjobitet ferizajasi për tejkalim të shpejtësisë, i vendoset masa mbrojtëse për një vit
Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar ishte 40 kilometra në orë, raporton Vendi Sot
Në vazhdim njoftimi i plotë i policisë:
Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Kaçanik
Ferizaj, 12 korrik 2025
Me datë 11.07.2025, rreth orës 21:50, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të qytetit të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes me targa vendore.
Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.
Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 €.
Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Ferizajt. Çdo shkelje apo rrezik në komunikacion mund të raportohet përmes:
192
0290/326-250
0290/322-406
Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.