LAJMET

Gjykata Kushtetuese: Skema e re e pensioneve nuk cenon barazinë para ligjit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO35/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, i cili kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-248 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Gjykata, me vendim unanim, konstatoi se neni 4 i këtij ligji – i cili krijon skemën e “pensionit parcial kontributpagues të moshës” – nuk bie ndesh me Kushtetutën, konkretisht me nenin 24 për barazinë para ligjit dhe me dispozitat kundër diskriminimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Gjykatës, skema e re trajton në mënyrë të barabartë të gjithë punëtorët e larguar dhunshëm nga puna në periudhën 1989-1999, duke njohur kontributet dhe përvojën e tyre të punës, pavarësisht nëse kanë 15 vjet stazh të plotë pensional apo jo.Ky vendim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt eliminimit të diskriminimit në sistemin pensional dhe përmbushjes së standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *