Guri i reagon Pacollit: Motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike si bursiste, ju keni vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak
Deputeti i LDK-së, Paris guri, i ka reaguar deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, teksa kjo e fundit ka thënë se motra e deputetit ka përfituar 15 mijë euro bursë nga Ministria e Kulturës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës.
“Ajo është përfituese e bursës Chevening, një ndër bursat më prestigjioze në botë, që ndahet nga vetë Qeveria Britanike. Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak”, ka shkruar Guri në Facebook.
Ai ka thënë se të gjitha paratë Pacolli duhet t’i kthejë cent për cent.
Postimi i tij i plotë:
Reagim, jo për atë që i ka vjedhë 252.000 euro, sepse siç e kam thënë gjithmonë, me hajna nuk flas. Veç kërkoj t’i kthejnë paret që i kanë vjedhë.
Sa i përket opinionit: motra ime është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës. Ajo është përfituese e bursës Chevening, një ndër bursat më prestigjioze në botë, që ndahet nga vetë Qeveria Britanike.
Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak.
E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent.
https://www.facebook.com/parisguri1/posts/10221903813222885?ref=embed_post