Hajnat e lidhin me rrip rojën e një firme private në Graçanicës dhe ia marrin parat
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur dje në fshatin Dobratin të Komunës së Graçanicës.
Në raportin 23 orësh të policisë është thënë se grabitja ka ndodhur një firmë private.
Sipas raportit, roja i kësaj firme është lidhur nga grabitësi me rrip dhe me pas ia kanë marrë 20 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës (roje në një firmë private) aty kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, njëri me pistoletë në dorë e kanë lidhur viktimën me një rripë lëkure dhe nga ai kanë marrë kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 200 € para të gatshme. Po ashtu të dyshuarit, pasi kanë hapur me forcë një dhomë tjetër kanë marrë nga dollapi rreth 2500€ para të gatshme dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, është thënë në raportin e Policisë.