LAJMET

Haradinaj: Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë qenësore të aleancës me NATO-n, me theks të veçantë tek bashkëpunimi me SHBA-në.

Ai u shpreh se vendimet e koordinuara me aleatët janë në interes të shtetit sovran të Kosovës. Haradinaj falënderoi NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen në forcimin e FSK-së.

Gjithashtu, ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së një qytetari në Liqenin e Ujmanit, duke u solidarizuar me familjen në këtë moment dhimbjeje.

Postimi i Haradinajt:

https://www.facebook.com/share/p/1CQ2VmCU9w/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *