LAJMET

Haradinaj: Do jem gjithmonë zë i fuqishëm dhe luftëtar i së drejtës së gruas në jetën publike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende ka shumë për t’u bërë në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, për barazi në përfaqësim dhe në vendimmarrje.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se do jetë gjithmonë zë i fuqishëm dhe luftëtar i së drejtës së gruas në jetën publike.

“Ende kemi shumë për të bërë në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, për barazi në përfaqësim dhe në vendimmarrje. Në kuadër të programit “Ditët e Partisë”, organizuar nga NDI nën ombrellën e Javës së Gruas 2025, pata nderin të marr pjesë së bashku me koleget nga Aleanca e Gruas, me të cilat ndaj të njëjtin vizion dhe përkushtim për barazi të plotë gjinore në politikë dhe shoqëri”.

“E ritheksova angazhimin tim të palëkundur se do të jem gjithmonë zë i fuqishëm dhe luftëtar i së drejtës së gruas në jetën publike, politike dhe institucionale. Barazia nuk është vetëm kauzë, është detyrë”, ka shkruar tutje Haradinaj.
https://www.facebook.com/share/p/17C5oDfyH3/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *