Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ndarë urimer për Mbretin Charles.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, ndamë urimet për ditëlindjen e mbretit si dhe për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Haradinaj.
https://www.facebook.com/share/p/1UwPG4LtPQ/