LAJMET

Haradinaj: Kanë kaluar 5 vjet dhe askush nuk është në burg, çdo ditë nga një dosje e re, Dubrava nuk ka kate për këta të korruptuar

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Hardinaj, në Ditën Kundër Korrupsionit është shprehur i ashpër ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive”, ka pohuar Haradinaj.

Tutje, ai thotë se “Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, paralajmëron Haradinaj.

Reagimi i tij i plotë:

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit , pikërisht në kulmin e korrupsionit në vendin tonë. Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye.

Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita.

https://www.facebook.com/share/p/1a73p8XfXj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *