Haradinaj kujton Rexhep Kadrijajn e Rrahim Beqirin: Veprat e tyre bënë shqiptarët krenarë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes, dëshmorët Rexhep Kadrijaj dhe Rrahim Beqiri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se vepra e Rexhep Kadrijajt dhe Rrahim Beqirit i bënë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Në përvjetorin e shkuarjes në përjetësi, kujtojmë dëshmorët Rexhep Kadrijaj dhe Rrahim Beqiri. Vepra e këtyre trimave bënë krenarë gjithë shqiptarët. Qoftë i lartësuar përjetësisht emri i tyre!”, ka shkruar Haradinaj.