LAJMET

Haradinaj në Pastasel të Rahovecit: Jetojmë çdo ditë me lavdinë e të rënëve dhe me sakrificën që forcoi rrugën tonë drejt lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përkujtimin e 27-vjetorit të rënies së 106 martirëve në Pastasel të Rahovecit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj theksoi se plumbat e armikut nuk kursyen askënd, as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella tek familjet e tyre.

Postimi i plotë

“Në Pastasel të Rahovecit, me kryetarin Smajl Latifi, familjarë e bashkëpunëtorë, sot nderuam kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të strehuar aty për t’i shpëtuar barbarisë së armikut.

Të njëjtin fat e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës. Plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella për familjet e tyre.

Jetojmë çdo ditë me lavdinë e të rënëve dhe me sakrificën që forcoi rrugën tonë drejt lirisë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa detyrimi ynë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë Kosovën, për të cilën ata dhanë jetën”.

https://www.facebook.com/share/p/1CdJGVuzpt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *