Haradinaj pas takimit me Karen Pierce: Mbretëria e Bashkuar, faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin vendimtar të Mbretërisë së Bashkuar në lirinë, zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.
Pas takimit me të dërguarën e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, Haradinaj tha se diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe për nevojën e konsolidimit të institucioneve demokratike.