LAJMET

Haradinaj takon Isni Kilajn, e uron për lirimin: Kënaqësi e madhe të takosh miq të vjetër, e falënderojmë nga zemra për shërbimin ndaj Atdheut

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar me Isni Kilajn, i cili pak ditë më parë u lirua me kusht nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se është kënaqësi të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar krah lirisë dhe Kosovës.

Kreu i AAK’së i ka uruar Kilajt kthimin në shtëpi dhe pranë familjes e miqve.

Postimi:

Isni Kilaj krah nesh sërish!

Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës.

I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve.

Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.

E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!

E vërteta triumfon. Kosova qëndron!

#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje

https://www.facebook.com/share/p/1ALFkPtDXG/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *