Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i bindur që Gjykata Kushtetuese “do ta gjejë një zgjidhje” pasi presidentja Vjosa Osmani iu drejtua të martën.
Ai tha para vazhdimit të seancë konstituive se ky veprim i Osmanit “e ndryshon gjendjen”.
Haradinaj tha se “ekziston mundësia e pauzës ose e ngrirjes së afatit 30-ditor”.
“E vetmja shpresë mbretet kjo. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë sepse kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja s’është e mirë”, tha ai.
Haradinaj shpreson se aktgjykimi i ri i Kushtetueses “nuk do të vonohet”.