Havolli-Muratit: Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?
Sokol Havolli, drejtor në Drejtorinë e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, i ka reaguar Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili tha se Perparim Rama ka “rrejtë” kur ka akuzuar Qeverinë në detyrë si bllokuese të buxhetit të komunës.
Havolli ka thënë se ministri në detyrë, Hekuran Murati do të duhej të përgjigjej për bllokimin e projektit të unazës së jashtme të Prishtinës dhe jo të merret me akuza të pavërteta, pasi siç thotë Havolli, “Të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”.
Postimi i plotë:
Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:
Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?
29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë.
Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.
Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës.