Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo raporton “Gazeta Blic”.
Haxhiu ka theksuar më tej se zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit janë shkelje e Kushtetutës“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo.
Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese rreth vendimit për komisionin e fshehtë në votimin e kryeparlamentarit, është vonuar.
“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë”.