LAJMET

Haxhiu thotë se ka vendosur njëanshëm të tërhiqet nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, e quan kompromis

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas seancës që dështoi edhe sot për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke thënë se nuk kupton arsyen e pjesëmarrjes së tyre në seanca pa vullnet për të zhbllokuar situatën, transmeton Klankosova.tv

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka,” deklaroi Haxhiu.

“Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit,” shtoi ajo.

Haxhiu rikujtoi se ka ofruar të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e nevojshme.

“Kam thënë që tërhiqem, nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota. Ka qenë qëndrim i njëanshëm, por që është respektuar nga VV,” përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *