LAJMET

Hekuran Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe keqinterpretime të Gjykatës Kushtetuese

Hekuran Murati ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se votimi i fshehtë është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Ai akuzoi deputetët e opozitës se shkelën Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim dhe shtoi se tani ata po përpiqen të interpretojnë vendimin e Gjykatës përmes juristëve të tyre, duke e quajtur këtë një tentativë për të keqinterpretuar procesin ligjor.

““Nga Gjykata Kushtetuese u vlerësua që është në përputhje të plotë me Kushtetutën votimi i fshehtë. Deputetët e opozitës janë të vetmit që shkelën Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim. Ne tashmë kemi dëgjuar se ata pretendojnë që përmes juristëve të japin interpretime mbi interpretimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *