LAJMET

Hematologu Adriatik Berisha i bashkohet PDK’së, në publik u bë i njohur kur Hashim Thaçi ishte për vizitë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se hematologu Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”,ka njoftuar Hamza.

Berisha e shoqëri deri brenda në spital ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili erdhi nga Haga në vizitë te babai i tij të ndjerë, i cili ndodhej i shtrirë në QKUK.

https://www.facebook.com/share/p/1BoTeD5yf7/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *