LAJMETSHOWBIZ

“Herët Shpat, shumë herët!”, Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit, Shpat Kasapi. Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti tha se artisti i la herët, në moshë shumë të re.

“Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, ka shkruar Ahmeti.

Shpat Kasapi vdiq mëngjesin e së mërkurës në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ai ishte në Itali, bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre. Për vdekjen e këngëtarit, kanë reaguar figura politike e të estradës shqiptare.

https://www.facebook.com/share/p/1Ayfwo89tP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *